Para Marrëveshjes së Brukselit për Drejtësi ishin dy sisteme gjyqësore që vepronin në të njëjtën kohë në territorin e Kosovës, një nga sistemi i gjykatave dhe ligjeve të Serbisë dhe gjyqësorit të Kosovës. Zbatimi me vonesë i Marrëveshjes zyrtarisht filloi më 6 nëntor 2017. Kjo u pasua menjëherë nga komentet politike nga të dy palët, kryesisht duke aluduar se cila anë fitoi ose humbi nga kjo Marrëveshje. Komentimi objektiv për përparësitë dhe mangësitë e integrimit ishte i kufizuar, natyrisht.
Kanë kaluar gjashtë vjet nga zbatimi i marrëveshjes për integrimin e strukturave të policisë serbe nga veriu i Kosovës në Policinë e Kosovës (19 prill 2013). Para kësaj marrëveshje, që buron nga Dialogu i Brukselit, institucionet serbe, kosovare dhe ndërkombëtare në veri të Kosovës nuk kishin kufij të qartë të kompetencave të tyre dhe shpesh dyfishoheshin njëra me tjetrën, siç thuhet në raportin e Grupit Ndërkombëtar të Krizave nga viti 2011:
Dialogu teknik Kosovë-Serbi i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian filloi në Bruksel në mars 2011. Një ndër temat e para të shtruara, në dialogun e Brukselit, ishte ajo e vulave doganore. Kosova insistonte që Serbia të ia njohë vulat, kësisoj të ia lejojë eksportin e mallrave në Serbi dhe shfrytëzimin e territorit të saj si tranzit për mallrat që synim kishin tregun evropian dhe me gjerë. Në anën tjetër Serbia këmbëngulte që Kosova të rikthej “vulat e vjetra” - ato të UNMIK-ut.
Steinar Bryn (b. 1954) has graduated from the University of Wisconsin (BA, MA) and obtained a Ph.D. in American Studies from the University of Minnesota.
Para marrëveshjeve të Brukselit, Kosova dhe Serbia kanë qenë të mbyllura hermetikisht, dy sisteme të ndryshme qeverisëse që ngjajnë me shtete totalitare që mes vete kanë mure. Sot ka një komunikim të padukshëm, por të rëndësishëm.
Jam prokurore në Gjykatën Themelore të Mitrovicës. Jetoj në Mitrovicën e Veriut bashkë me familjen time. Që nga viti 1994 kam punuar për gjyqësorin serb; fillimisht si praktikante, më pas bashkëpunëtore profesionale, e më vonë si prokurore.
Marrëveshjet që kanë dalë nga Dialogu i Brukselit kanë arritur të ndikojnë pozitivisht në jetët e njerëzve në Kosovë, përkundër faktit që publiku u acarua kur “marrëveshja përfundimtare” u promovua të ishte më afër se kurrë.