8. shtator. 2022. | 08:50


NJOFTIM Lidhur me aktgjykimin ndaj Nikolla Nedelkoviqit nga Beogradi



Në emër të organizatave të shoqërisë civile të nënshkruara, shfrytëzojmë rastin të shprehim shqetësimin e madh për vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të dhënë studentit nga Beogradi, Nikola Nedelkoviq, më 6 shtator 2022, për krimin e supozuar për “nxitje të urrejtjes dhe intolerancës etnike”. Gjegjësisht, si organizata që ndër të tjera merren me sundimin e ligjit, jemi të brengosur për zbatimin e pabarabartë të ligjit ndaj pjesëtarëve të komuniteteve të ndryshme në Kosovë.

Në të njëjtën kohë duke respektuar pavarësinë e gjyqësorit, dëshirojmë të theksojmë disa fakte në lidhje me aktgjykimin e shkallës së parë kundër Nikola Nedelkoviqit.

 

Në emër të organizatave të shoqërisë civile të nënshkruara, shfrytëzojmë rastin të shprehim shqetësimin e madh për vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të dhënë studentit nga Beogradi, Nikola Nedelkoviq, më 6 shtator 2022, për krimin e supozuar për “nxitje të urrejtjes dhe intolerancës etnike”. Gjegjësisht, si organizata që ndër të tjera merren me sundimin e ligjit, jemi të brengosur për zbatimin e pabarabartë të ligjit ndaj pjesëtarëve të komuniteteve të ndryshme në Kosovë. Në të njëjtën kohë duke respektuar pavarësinë e gjyqësorit, dëshirojmë të theksojmë disa fakte në lidhje me aktgjykimin e shkallës së parë kundër Nikola Nedelkoviqit.

Së pari, kriminalizimi i shprehjes së pikëpamjeve politike, me këngë apo me veprime konkrete, është shumë shqetësues. Në këtë kuptim, të këndosh "Kosova është Serbi" apo të bësh fotografi me një flamur ku tregohet Kosova në ngjyrat serbe dhe mesazhi "jo dorëzim" nuk mund të jetë në asnjë mënyrë vepër penale, por shprehje e pikëpamjeve politike, e cila është një e drejtë universale e njeriut e garantuar me konventat ndërkombëtare, si dhe me kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Ndryshe, kushdo që p.sh. thekson simbolet e Republikës së Shqipërisë, shkruan apo këndon për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë, duhet të ndiqet penalisht dhe të dënohet. Jemi dëshmitarë se kjo është një dukuri e rregullt në Kosovë dhe se askush nuk është mbajtur përgjegjës për veprime të tilla, madje as për veprime që përmbajnë thirrje të qartë për dhunë ndaj komuniteteve joshumicë, në radhë të parë ndaj asaj serbe.

Së dyti, është shqetësuese praktika e ndryshme gjyqësore, pra diskriminimi në varësi të përkatësisë etnike apo shtetësisë së të dyshuarit. Në këtë kuptim, kemi qenë dëshmitarë se në vitin e kaluar një shtetas i Malit të Zi është dënuar me 6 muaj burgim për të njëjtën vepër, i cili është zëvendësuar me gjobë, ndërsa Nikolla Nedelkoviq është dënuar me burgim efektiv prej tetë muajsh. Shqetësues është edhe fakti që gjatë dëshmisë, me kërkesë të avokatit mbrojtës, gjyqtari nuk i ka lejuar policët, deklaratat e të cilëve janë prova e vetme në këtë rast, të citojnë në serbisht fjalët që pretendohet se ka thënë Nikola Nedeljkoviq.

Së fundi, fakti që gjykimi i Nikolla Nedelkoviqit u shty dhe se u deshën dy muaj e gjysmë për të marrë aktgjykim, edhe pse aktakuza u ngrit brenda pak ditësh, flet për diskriminimin e një pjese të caktuar të sistemit gjyqësor në Kosovë, kur zhvillohen procedurat penale kundër pjesëtarëve të popullit serb. Lidhur me këtë, ne duhet të shprehim protestën tonë edhe për shkak të dënimit të lartë të papërshtatshëm ndaj studentit, i cili ishte për herë të parë në Kosovë dhe që nuk ka kryer asnjë vepër penale apo kundërvajtje, si dhe për faktin se nuk është marrë si rrethanë lehtësuese.

Kur bëhet fjalë për një dënim të lartë të paarsyeshëm dhe kur merren parasysh rrethanat në të cilat ndodhi rasti kontestues, kujtojmë gjithashtu se Haxhi Hoti, kandidat për deputet të NISMA-s, në dhjetor 2019 pasi kishte deklaruar në Facebook se kryeministri aktual i Kosovës, "Albin Kurti ka dy opsione ose të largohet nga Kosova ose të vritet", për të njëjtin krim është i dënuar me gjashtë muaj burgim me kusht, megjithëse mesazhi i tij ishte i arritshëm për një audiencë shumë më të gjerë.[1]  

Po ashtu, ju rikujtojmë se deputetët e Kuvendit të Kosovës në vitet e kaluara kanë dërguar mesazhe të shumta që janë shembuj evidentë të nxitjes së intolerancës ndaj komunitetit serb.

Për shembull; “Nëse e duan Kosovën etnikisht pa serb, atëherë duhet të bëjnë shaka”, tha Daut Haradinaj në një emision televiziv në vitin 2017, në të cilin komentoi mundësinë e dorëzimit të vëllait të tij, Ramush Haradinajt, tek autoritetet në Serbi. Pavarësisht thirrjes së OKB-së për të kryer një hetim për kërcënimet për spastrim etnik, këto si dhe shumë deklarata dhe veprime të tjera problematike të personazheve publike nuk kanë marrë ende një epilog gjyqësor.

Me këtë rast, ftojmë institucionet përkatëse në Kosovë, si dhe organizatat dhe misionet ndërkombëtare, që të bëjnë gjithçka që kanë në dorë që ligji në Kosovë të zbatohet njësoj për të gjithë. Presim që të gjithë të lartpërmendurit të kryejnë monitorim të paanshëm në këtë dhe raste të ngjashme, në mënyrë që të sigurohet sundimi i ligjit në Kosovë.

Nënshkruesit:

  • Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike (ACDC)
  • Qendra për Paqe dhe Tolerancë (CPT)
  • Iniciativa e Re Sociale (NSI)
  • Qendra Humanitare Mitrovica
  • OJQ Komunikimi për Zhvillimin Social (CSD)
  • OJQ Aktiv
  • OJQ Graçanica Online
  • OJQ Inter
  • OJQ FDCM
  • Shoqata e grave afariste "Avenija"

 

 


[1] https://www.koha.net/kronike-e-zeze/292116/haxhi-hoti-denohet-me-6-muaj-burg-me-kusht-pasi-shkroi-se-kryeministri-kurti-mund-te-vritet/