7. shtator. 2022. | 07:55


NJOFTIM



Me zhgënjim konstatojmë se vizita e fundit e gazetarëve të New York Times në veri të Kosovës, si dhe artikulli "Faji, urrejtja, targat në qytetin e ndarë të Kosovës", i botuar më 4 shtator 2022 në gazetën me të njëjtin emër, në të cilin citohen disa bashkëbisedues të ndryshëm nga veriu i Kosovës përmban një sërë informacionesh të pasakta. Vetëm në dy paragrafë të artikullit në fjalë, gazetari Andrew Higgins, gabimisht ka cituar bashkëbiseduesin e Aktiv-it, duke përcjellë përshtypjen e tij personale rreth krizës aktuale politike dhe të sigurisë në veri të Kosovës.

Përpjekjet e diplomacisë ndërkombëtare, përfshirë ato të individëve me përgjegjësi shoqërore, synojnë të de-eskalojnë krizën aktuale, ndërsa informacionet e tilla si ato të botuara në tekstin e New York Times mund të interpretohen si të pabazuara dhe tendencioze dhe mund të çojnë në keqkuptim të lexuesve dhe publikut të gjerë.

Prandaj, OJQ Aktiv distancohet publikisht nga informacionet e pasakta të publikuara në artikullin e lartpërmendur të New York Times dhe apelon për raportim të përgjegjshëm dhe të saktë, ku mediat do t'i japin përparësi etikës gazetareske, e jo raportimit sensacional dhe tendencioz.

OJQ Aktiv do të vazhdojë të ofrojë mbështetje të plotë për procesin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, duke u përpjekur të ofrojë informacion objektiv dhe të paanshëm, të bazuar në fakte dhe ekspertizë afatgjate në marrëdhëniet socio-politike.

p.s. Gjithashtu, ky tekst iu është dërguar gazetarit dhe redaksisë së New York Times.