5. mars. 2020. | 03:30


Transparometri komunal 2019



Transparenca dhe llogaridhënia e insitutucioneve publike, janë një nga parakushtet kyçe, për konsolidimin e një shteti demokratik. Transparenca e institucioneve publike, ndikon drejtpërdrejt në funksionimin e mirëfilltë të institucioneve publike dhe rrjedhimisht përmirëson jetën e qytetarëve. Për më shumë, transparenca institucionale rritë bashkëpunimin mes qytetarëve dhe institucioneve publike,  dhe mundëson pjesëmarrjen më të madhe të grupeve të margjinalizuara në vendimmarrje. Kështu, njëkohësisht  siguron që të ndërtohen politika më të qëndrueshme  dhe gjithëpërfshirëse.

Insititucionet lokale shërbejnë si mekanizma kryesore, ku qytetarët adresojnë kërkesat dhe ankesat e tyre, për zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohet komuniteti. Rrjedhimisht, transparanca dhe llogaridhënia duhet të jenë prioritet i institucioneve lokale gjatë hartimit të agjendës së tyre, e cila do të mundëson përmirësimin e performancës së tyre në qeverisje dhe përfshirjen e qytetarëve dhe grupeve të margjinalizuara në procesin e vendimmarrjes.

Për më tepër, transparenca u mundëson qytetarëve që të kenë qasje në informacionet që kanë të bëjnë me qeverisjen lokale, e cila shërben si mekanizëm për luftimin e dukurive negative, që mund të dëmtojnë jetën e përditshme të tyre. Qasja në informacione publike kësisoj, është mjet që i shërben luftës kundër korrupsionit dhe uljes së nivelit të keqpërdorimeve me mjete publike.

Viteve të fundit Komunat në Kosovë, kanë shënuar rritje në nivelin e transparencës dhe llogaridhënies,  duke mundësuar kështu, që qytetarët të kenë qasje në informata publike dhe të jenë pjesë e politik-bërjes në nivelin Komunal.

Korniza ligjore e Kosovës, garanton transparencen e institucioneve karshi qytetarëve të saj. Kushtetuta, ligji për vetëqeverisja lokale, ligji për qasje në dokumente publike, e udhëzime të tjera administrative legjitimojnë këtë garancion, si dhe sigurojnë qytetarët që nëpërmjet mjeteve të nevojshme ligjore të kërkojnë transparencë dhe llogaridhënie nga institucionet e qeverisjes lokale në Kosovë.

Duke u bazuar në rëndësinë e transparencës dhe bazën ekzistuese ligjore, KDI-ja ka zhvilluar matjen e transparencës në 38 Komuna (katër prej të cilave janë mbuluar nga OJQ Aktiv). Kjo matje është zhvilluar në një periudhë të caktuar kohore dhe ka për qëllim pasqyrimin e rezultateve të Komunave, si hap i parë drejt ngritjes së mëtutjeshme të nivelit të transparencës.

Transparometri komunal 2019