26. gusht. 2022. | 02:49


Në gjysmën e parë të 2022 mbi 50 incidente të sigurisë



Në periudhën prej 1 janarit deri më 30 qershor, janë regjistruar 51 incidente të sigurisë në tërë Kosovën, thuhet në raportin gjashtëmujor të Grupit Qytetar për Veprim të Shpejtë (RRCG), i themeluar në vitin 2020, nga OJQ Aktiv.

Incidente të natyrës së ndryshme, përfshirë sulme fizike, vjedhje, dëmtime dhe fyerje, janë regjistruar në 21 komuna, prej të cilave më së shumti (20) në rajonin e Prishtinës. Pason komuna e Lleposaviqit, ku janë regjistruar 11 incidente, pasuar me 7 incidente në Kamenicë dhe pesë incidente në Pejë.

Nga 51 incidente, numri më i madh, 14 prej tyre, kanë qenë dëmtimi apo vjedhja e objekteve fetare dhe pronës së Kishës Ortodokse Serbe, ndërsa 13 incidente kanë qenë në formë dëmtimi, vjedhjeje apo grabitjeje të amvisërive. Përveç kësaj, RRCG regjistroi shtatë sulme fizike, nga një në Gorazhdec, Strazhë, Graçanicë, Babi Most, Obiliq, Grack e Vjetër dhe Banjë.

Kanë ndodhur gjashtë vjedhje apo dëmtime të pronës së institucioneve publike, ndërsa pesë vjedhje apo dëmtime të pasurisë së luajtshme private. RRCG regjistroi 6 grafite provokuese.

Bazuar në raportin e RRCG-së, gjatë vitit 2021 janë regjistruar 87 incidente në zonat me shumicë serbe në Kosovë, numri më i madh i të cilave janë drejtuar objekteve dhe pronës së Kishës Ortodokse Serbe. Situata e sigurisë është vlerësuar si një nga çështjet kryesore në zonat e banuara nga pjesëtarët të komunitetit serb dhe të komuniteteve tjera joshumicë.

Grupi i Qytetarëve për Veprim të Shpejtë është themeluar në vitin 2020, me qëllim të monitorimit të zbatimit të masave të institucioneve kompetente qendrore dhe vendore në luftën kundër koronavirusit, monitorimin e procesit të vaksinimit, situatës së sigurisë, përfshirë edhe reagimin institucional në lidhje me nevojave të ndryshme të qytetarëve në zonat e banuara me pjesëtarë të komuniteteve joshumicë, si dhe të komuniteteve shqiptare në katër komuna në veri të Kosovës.