30. gusht. 2022. | 10:34


Përfundoi cikli i parë i fushatës “Edhe komuna ime!”



Një vit i suksesshëm i fushatës, qëllimi i së cilës është njohja e qytetarëve me të drejtat dhe shërbimet që u garantohen me ligj në nivel vendor.

Në një vit arritëm të arrijmë 32.127 persona të cilët përmes fushatës ALVED u njohën me të drejtat dhe shërbimet në nivel vendor.

“Edhe komuna ime!” është një fushatë sensibilizuese e ALVED për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve për të drejtat dhe shërbimet e tyre në nivel lokal - në serbisht, boshnjakisht dhe shqip. Cikli i parë ka përfunduar nga 30 qershor 2021 deri më 31 korrik 2022.

Fushata u zhvillua përmes rrjeteve sociale, si dhe me shpërndarjen e materialit të shtypur dhe bisedave me qytetarët e tre komunave ALVED, të Leposaviqit, Pejës dhe Shtërpcës.

Televizionet që transmetojnë video në gjuhën serbe nuk mund të japin statistika, por ato ndiqen nga i gjithë komuniteti serb në mbarë Kosovën.

Temat që kemi trajtuar:

- Pjesëmarrja e qytetarëve në nivel lokal (Konsultime publike në Kuvendin Komunal, Peticione, Komisione Këshillëdhënëse)

- Të drejtat gjuhësore

- Zyra e Komisionerit për Gjuhët

- Institucioni i Avokatit të Popullit

- Zyra Komunale për Komunitete

- Ministria për Komunitete dhe Kthim

- Këshilli Konsultativ për komunitete

Së shpejti do të vazhdojmë fushatën, e cila do të përfshijë shërbime dhe të drejta të tjera që janë në dispozicion të qytetarëve në nivel lokal. Na ndiqni!