8. tetor. 2020. | 10:29


Njoftim: CEC u rihap për aktivitetet dhe iniciativat tuaja



Të nderuar, Qendra e Energjisë Qytetare në Mitrovicën Veriore është rihapur për organizimin e ngjarjeve dhe aktiviteteve tuaja.

Përdorimi i CEC është i kufizuar në 40% të sipërfaqes së përgjithshme, duke respektuar të gjitha masat parandaluese kundër koronavirusit, të cilat përfshijnë mbajtjen e distancës së përcaktuar, bartjen e maskave dhe dezinfektimin e detyrueshëm të duarve.

Qendra hapet pas propozimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe vendimit nga Qeveria e Kosovës për të zbutur masat e parandalimit dhe luftimit të koronavirusit në lidhje me ngjarjet kulturore, rinore dhe sportive.

Ju mund të rezervoni hapësirën e Qendrës së Energjisë Qytetare në ueb faqen tonë: https://civicenergycenter.org/new/sq/booking-al/

OJQ Aktiv do të vazhdojë të monitorojë situatën epidemiologjike dhe të harmonizojë vendimet e ardhshme me rregulloret e institucioneve kompetente.