19. prill. 2021. | 11:17


TË BASHKUAR MË TË FORTË, POR RIVALË PËRGJITHMONË (Shfaqje forum teatër)



21.04.2021 18:00 Civic Energy Center, Mitrovica I përfunduar


Të pavetëdijshëm për nacionalitetin e pasagjerëve pranë tyre në një aeroplan që po udhëton për në Bahame dhe të pavetëdijshëm se ata/ato do të jenë vetëm në shoqërimin e njëri-tjetrit në lojën e ashpër të jetës e vdekjes: pastiçeri shqiptar, filozofi kroat dhe dy gra serbe, një biologe dhe një këngëtare, e cila është duke shkuar të incizojë videoklipin janë ulur rehatshëm në karriget e tyre, por në mendjen e tyre tashmë po bëjnë plazh në ujërat e kaltra të Bahames, duke mos dyshuar në për përmbysjen e shpejtë të fatit të tyre. 

Aktorët/et: Lidija Nikoliq, Emilija Popoviq, Urosh Cvetkoviq, Milosh Trifunoviq, Momçilo Jovanoviq.

Regjia: Filip Pajiq

Ky aktivitet mbështetet nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR KS), e financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe Bashkimi Evropian në Kosovë përmes projektit “Transformimi i perceptimit të konflikteve përmes rritjes së angazhimit qytetar dhe të komunitetit në Kosovë”, i zbatuar nga Artpolis dhe OJQ AKTIV si anëtare të Koalicionit të Kosovës për Pajtim (KCR).

SHËNIM: Të gjitha aktivitetet do të organizohen në pajtueshmëri me rekomandimet për parandalimin e shpërndarjes së virusit Covid-19. Në rast të përkeqësimit të situatës me pandeminë Covid-19 aktiviteti do të mbahet një format tjetër, bazuar në situatën.

Ngjarje të tjera