27. qershor. 2022. | 2:22


Forum publik që synojnë legjislacionin ë përdorimin e gjuhëve (Prishtina)



29.06.2022 11:00 Prishtina/Priština I përfunduar


Në emër të OJQ AKTIV dhe anëtarëve të Koalicionit të Kosovës për Pajtim, kemi kënaqësinë t'ju ftojmë në:

Forum publik që synojnë legjislacionin ë përdorimin e gjuhëve

Hotel PrishtinaPrishtinë

me datë 29 qershor 2022

 

Kushtetuta (2008) dhe Ligji për Përdorimin e Gjuhëve (2006) deklarojnë se shqipja dhe serbishtja janë gjuhë zyrtare që janë në përdorim të barabartë në të gjitha institucionet në Kosovë. Kjo barazi zyrtare e gjuhëve është një garanci e veçantë që u jepet komuniteteve joshumicë për të siguruar pjesëmarrjen e tyre në jetën publike dhe akses të barabartë në shërbimet publike. Pozita e barabartë e pjesëtarëve të komunitetit serb, si dhe e banorëve të tjerë të Kosovës që mbështeten në gjuhën serbe në çështjet administrative dhe juridike, siç janë pjesëtarët e goranëve, boshnjakëve, pjesë e komunitetit rom, kroat dhe malazez, varet nga përdorimi i barabartë i saj nga institucionet. Dygjuhësia zyrtare apo institucionale, e krijuar në këtë mënyrë, është dëshmuar të jetë një standard shumë i lartë për t'u arritur nga institucionet e Kosovës. Përveç kufizimeve financiare dhe të personelit, duhet të punohet më tej për përmirësimin e kuadrit normativ për mbrojtjen e të drejtave gjuhësore. Arsyet për këtë janë nga më të ndryshmet: mos respektimi i rregullave ligjore, respektimi i pjesshëm i rregulloreve ligjore, keqinterpretimi i disa normave juridike, mungesa e vullnetit politik për zbatimin e plotë të së drejtës së përdorimit zyrtar të gjuhëve, mungesa e kuadrit profesional si përkthyes profesionistë korrektues etj.

 

OJQ AKTIV dhe partnerët e tij ju mirëpresin në atë që ne besojmë se do të jetë një diskutim i frytshëm, angazhues dhe i rëndësishëm!

 

AGJENDA

10:45 – 11:00                                      Arritja dhe regjistrimi i pjesëmarrësve

11:00 – 11:15                                      Fjalimet hyrëse

11:15 – 11:55                                     Gjendja aktuale e zbatimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve në nivele institucionale lokale dhe qendrore

11:55 – 12:30                             Hapat përpara: Si të sigurohemi që Ligji për Përdorimin e Gjuhëve të zbatohet në mënyrë adekuate dhe cilat janë mekanizmat ligjorë për arritjen e dygjuhësisë së qëndrueshme në nivel institucional në Kosovë

 

Kjo ngjarje mbështetet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga OJQ AKTIV dhe Koalicioni Kosovar për Pajtim.

Ngjarje të tjera