10. qershor. 2022. | 5:00


Forum publik që synojnë legjislacionin pë përdorimin e gjuhëve (Mitrovica e Veriut)



10.06.2022 12:00 North Mitrovica I përfunduar


Në emër të OJQ AKTIV dhe anëtarëve të Koalicionit të Kosovës për Pajtim, kemi kënaqësinë t'ju ftojmë në:

Forum publik që synojnë  legjislacionin pë përdorimin e gjuhëve

Qendrën e Energjisë QytetareMitrovicën e Veriut

me datë 10 qershor 2022

Kushtetuta (2008) dhe Ligji për Përdorimin e Gjuhëve (2006) deklarojnë se shqipja dhe serbishtja janë gjuhë zyrtare që janë në përdorim të barabartë në të gjitha institucionet në Kosovë. Kjo barazi zyrtare e gjuhëve është një garanci e veçantë që u jepet komuniteteve joshumicë për të siguruar pjesëmarrjen e tyre në jetën publike dhe akses të barabartë në shërbimet publike. Pozita e barabartë e pjesëtarëve të komunitetit serb, si dhe e banorëve të tjerë të Kosovës që mbështeten në gjuhën serbe në çështjet administrative dhe juridike, siç janë pjesëtarët e goranëve, boshnjakëve, pjesë e komunitetit rom, kroat dhe malazez, varet nga përdorimi i barabartë i saj nga institucionet. Dygjuhësia zyrtare apo institucionale, e krijuar në këtë mënyrë, është dëshmuar të jetë një standard shumë i lartë për t'u arritur nga institucionet e Kosovës. Përveç kufizimeve financiare dhe të personelit, duhet të punohet më tej për përmirësimin e kuadrit normativ për mbrojtjen e të drejtave gjuhësore. Arsyet për këtë janë nga më të ndryshmet: mos respektimi i rregullave ligjore, respektimi i pjesshëm i rregulloreve ligjore, keqinterpretimi i disa normave juridike, mungesa e vullnetit politik për zbatimin e plotë të së drejtës së përdorimit zyrtar të gjuhëve, mungesa e kuadrit profesional si përkthyes profesionistë korrektues etj.

 

OJQ AKTIV dhe partnerët e tij ju mirëpresin në atë që ne besojmë se do të jetë një diskutim i frytshëm, angazhues dhe i rëndësishëm! 

 

AGJENDA

11:45 – 12:00  Arritja dhe regjistrimi i pjesëmarrësve

12:00 – 12:15  Fjalimet hyrëse

12:15 – 12:55  Shqyrtimi i gjendjes aktuale lidhur me zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve në nivel lokal dhe qendror

12:55 – 13:45  Hapat e ardhshëm

13:45 – 14:30  Freskim

 

Kjo ngjarje mbështetet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga OJQ AKTIV dhe Koalicioni Kosovar për Pajtim.

Ngjarje të tjera