12. maj. 2022. | 9:58


PROMOVIMI i UEB FAQES “MIQËSIA SERBO-SHQIPTARE”



16.05.2022 11:00 Civic Energy Center, NGO Aktiv, Mitrovica I përfunduar


I/e nderuar, OJQ Aktiv ka kënaqësinë t'ju ftojë në promovimin e ueb faqes “Miqësia Serbo-Shqiptare” (https://srb-al.emins.org/), që do të mbahet të hënën, me datë 16 maj, me fillim nga ora 11:00 në Qendrën e Energjisë Qytetare në Mitrovicë (Mbreti Petri I, 183a).

Ngjarja do të përfshijë prezantimin hyrës nga Alleksander Pavlloviq dhe Fillip Llukiq, autorë të ueb faqes, dhe një diskutim mbi temën Jeta e përbashkët e serbëve dhe shqiptarëve në sytë e aktivistëve dhe vëzhguesve vendas, në të cilin do të marrin pjesë: Miodrag Milliqeviq, Drejtor i OJQ Aktiv; Nora Ahmetaj, themeluese dhe drejtoreshë e Qendrës për Kërkim, Dokumentim dhe Publikim; dhe Bekim Blakaj, Drejtor Ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë.

Ueb faqja është pjesë e projektit Avancimi i Miqësisë Serbo-Shqiptare, i cili zbatohet nga OJQ Aktiv në bashkëpunim me Institutin për Filozofi dhe Teori Sociale nga Beogradi dhe Lëvizjen Evropiane në Serbi, me mbështetjen e Ambasadës Zvicerane në Prishtinë. Ueb faqja “Miqësia Serbo-Shqiptare” është një bazë e pasur e të dhënash në internet që ofron njohuri tekstuale, vizuale dhe dokumentare mbi marrëdhëniet serbo-shqiptare si dhe përmban materiale në serbisht, shqip dhe anglisht. Ueb faqja përmban:

  • Rreth 50 tituj librash mbi marrëdhëniet serbo-shqiptare, veçanërisht ato me një karakter afirmativ ose pajtues;
  • Disa qindra artikuj individualë të shkruar nga rreth 50 autorë nga të gjitha fushat dhe aspektet e marrëdhënieve serbo-shqiptare;
  • Një bazë të të dhënave me video që përmban intervista me rreth 15 intelektualë dhe aktivistë vendas të shquar serbë dhe shqiptarë, të cilët ofruan pikëpamjet e tyre për temat në lidhje me mundësitë e pajtimit historik, miqësisë dhe përmirësimit të bashkëpunimit ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve;
  • Një material voluminoz me rreth 500 lajme dhe shkrime në media që mbulojnë temën e dialogut serbo-shqiptar, të publikuar në gjuhën serbe dhe angleze në 5 vitet e fundit;
  • Materiale të ndryshme arkivore, si dokumentarë të njohur dhe/ose shfaqje apo filma, figura publike që jetojnë në të dyja anët, lidhje me projekte të rëndësishme të përbashkëta dhe OSHC, e të ngjashme;

Prandaj, kjo ueb faqe ofron shumë shembuj miqësie, bashkëpunimi, kërkimesh të përbashkëta, intervista, materiale edukative mbi marrëdhëniet serbo-shqiptare, dokumente dhe artikuj me interes të përbashkët dhe materiale të tjera të ngjashme të cilat synojmë t'i popullarizojmë dhe t'i bëjmë gjerësisht të qasshme.

Me respekt,

Miodrag Milliqeviq, Drejtor i OJQ Aktiv

Alleksander Pavlloviq, Institutin për Filozofi dhe Teori Sociale nga Beogradi

Ngjarje të tjera