11. qershor. 2021. | 11:03


Prezantimi i hulumtimit "Sërbet e Kosovës në procesin e dialogut"



15.06.2021 14:00 Online event I përfunduar


Me kënaqësi të madhe ju ftojmë në prezantimin online të rezultateve të analizës me titull Serbët e Kosovës në procesin e dialogut, i cili u përgatit nga OJQ AKTIV dhe Forumit për Zhvillim dhe Bashkëpunim multietnik (FDMC) në kuadër të iniciativës OPEN të Fondacionit të Shoqërisë së Hapur të Kosovës (KFOS).

Projekti OPEN është një projekt i implementuar dhe financuar nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur të Kosovës në bashkëpunim me nëntë organizata të shoqërisë civile dhe medias që veprojnë në komunitetet serbe në Kosovë.

Rezultatet e analizës do të shërbejnë si bazë për një diskutim mbi ndikimin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës në jetën e komunitetit serb të Kosovës dhe rekomandimeve për vazhdimin e negociatave, të cilat potencialisht do të marrin parasysh interesat e këtij komuniteti.

Panelistët:

- Stefan Surlić, Fakulteti i Shkencave Politike në Beograd

Sanja Vuković, aktiviste

- Boban Simić, autor i analizës

- Igor Marković, autor i analizës

Prezantimi fillon në 14:00 (e martë, 15 qershor). Linku i Zoom-it për prezantimin dhe debatin e ardhshëm: https://us02web.zoom.us/j/88275156412

Përveç dëgjimit të mendimeve të panelistëve, audienca do të ketë mundësinë të parashtrojë pyetje ose të ndajë mendimet e tyre në lidhje me temën e debatit.

Debati do të mbahet në gjuhën serbe, me përkthim të siguruar në shqip.

Ngjarje të tjera