7. prill. 2022. | 2:56


Past, Present, FORUM FUTURE



12.04.2022 10:00 Civic Energy Center, North Mitrovica I përfunduar


Në emër të OJQ AKTIV dhe anëtarëve të Koalicionit të Kosovës për Pajtim, kemi kënaqësinë t'ju ftojmë në konferencën: E kaluara, e tashmja, FORUMI I SË ARDHMES - Gjendja e Pajtimit në Kosovë - Konferenca dyditore do të mbahet në Qendrën e Energjisë Qytetare në Mitrovicën e Veriut me datë 12 dhe 13 prill 2022.

Dy dekada pas përfundimit të armiqësive në Kosovë, natyra e marrëdhënieve ndëretnike mbetet e paqartë. Përkundër investimeve dhe përpjekjeve të konsiderueshme nga ana e komunitetit ndërkombëtar dhe sektorit të shoqërisë civile, shqiptarëve të Kosovës dhe serbëve të Kosovës u mungon baza e përbashkët, dhe në të vërtetë një koncept i përbashkët se çfarë është pajtimi dhe në çfarë mënyre mund të arrihet. Kjo konferencë do të trajtojë një sërë pyetjesh të hapura lidhur me këtë çështje në një mjedis që nxit debat konstruktiv. Panelistë eminentë nga fusha të ndryshme të jetës publike do të shqyrtojnë dhe zbërthejnë natyrën e rolit të mediave dhe shoqërisë civile në procesin e pajtimit dhe, për herë të parë, do të marrin në konsideratë gjithashtu rolin e komuniteteve më të vogla joshumicë të Kosovës dhe marrëdhëniet e tyre me dy grupet më të mëdha etnike.

OJQ AKTIV dhe partnerët e tij ju mirëpresin në atë që ne besojmë se do të jetë një diskutim i frytshëm, angazhues dhe i rëndësishëm!

 

Shënim: Duke qenë se numri i pjesëmarrësve është i kufizuar për shkak të situatës pandemike, nëse dëshironi të jeni në audiencë, ju lutemi regjistrohuni në panelin për të cilin jeni të interesuar përmes emailit: applications@ngoaktiv.org

 

12 prill 2022

09:30 – 10:00  Arritja dhe regjistrimi i pjesëmarrësve

10:00 – 10:10  Fjalimet hyrëse

10:10 – 12:00  Panel diskutimi 1: Cila është natyra e rolit aktual që mediat luajnë në procesin e pajtimit? A mund dhe a duhet të luajnë një rol më të rëndësishëm? Shkalla në të cilën mediat kanë një përgjegjësi sociale për të promovuar pajtimin përmes raportimit të tyre është e vështirë dhe funksioni i medias (apo mungesa e tij) si një nga lehtësuesit kryesorë të atij procesi është debatuar shumë. Gjatë këtij paneli, të ftuarit tanë do të trajtojnë këto dhe tema të tjera.

Moderator:

Budimir Niçiq, gazetar, Zëri i Amerikës

Panelistët:

Goran Avramoviq, gazetar, Radio KiM

Xhemajl Rexha, kryetar i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës

Besa Luci, kryeredaktore, Kosovo 2.0

Tatjana Llazareviq, kryeredaktore e portalit KoSSev

12:00 – 13:00  Pushim për kafe dhe drekë

13:00 – 15:00 Panel diskutimi 2: A ka pasur ndikim të matshëm sektori i shoqërisë civile në Kosovë në procesin e pajtimit në Kosovë? Shoqëria civile shpesh promovohet si një akter vendimtar në procesin e dialogut, por shtrirja dhe thellësia e ndikimit të saj aktual shpesh vihet në pikëpyetje. Panelistët do të hedhin një vështrim në rolin që luajnë (ose nuk luajnë) organizatat joqeveritare në pajtimin ndëretnik në Kosovë.

Moderatore:

Katarina Marinkoviq, Qendra Mediale, Çagllavicë

Panelistët:

Nora Ahmetaj, themeluese dhe drejtoreshë e Qendrës për Hulumtim, Dokumentim dhe Publikim (CRDP)

Marigona Shabiu, drejtoreshë e Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR)

Darko Dimitrijeviq, gazetar dhe drejtor ekzekutiv i Qendrës për të Drejtat e Komuniteteve të Pakicave (CRMC)

Millica Jakovleviq, menaxhere e projektit, Ndërtimi i Komuniteteve Mitrovicë (CBM)

15:00 – 15:10  Fjala përmbyllëse

 

13 prill 2022

09:30 – 10:00   Arritja dhe regjistrimi i pjesëmarrësve           

10:00 – 12:00  Panel diskutimi 3: Siguria dhe pajtimi: Çfarë sfidash paraqet gjendja aktuale e sigurisë për pajtimin? Edhe pse kanë kaluar dy dekada që nga përfundimi i konfliktit në vitin 1999, siguria vazhdon të jetë sfidë për komunitetet joshumicë të Kosovës. Panelistët do të trajtojnë këtë çështje, si dhe nëse (mos)veprimi nga ana e institucioneve publike kërcënon apo jo perspektivën për pajtim. 

Moderator:

Zorica Vorguçiq, Radio KIM

Panelistët:

Dushan Radakoviq, Drejtor Egzekutiv, Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike (ACDC)

Bekim Blakaj, Drejtor Egzekutiv, Fondi për të Drejtë Humanitare Kosovë (HLCK)

Aferdita Sylaj Shehu, Drejtor Egzekutiv, Ndërtimi i Komuniteteve Mitrovicë (CBM)

Igor Markoviq, Udhëheqes i Hulumtimit dhe Menaxheri i Projektit, OJQ AKTIV

12:00 – 13:00  Pushim për kafe dhe drekë

13:00 – 15:00  Panel diskutimi 4: Çfarë roli luajnë komunitetet më të vogla joshumicë të Kosovës në procesin e pajtimit? Grupet më të vogla etnike të Kosovës shpesh anashkalohen kur diskutohet për procesin e pajtimit dhe në fakt në debatet tjera mbi të drejtat dhe statusin e komuniteteve joshumicë në përgjithësi. Panelistët, gjatë këtij diskutimi, do të analizojnë këtë dhe pyetje të tjera në lidhje me pozitën e tyre në Kosovë.

Moderator:

Kejlleb Vau, shef i Zyrës së Politikave në OJQ AKTIV

Panelistët:

Fatir Berzati, aktivist dhe kryeredaktor për gjuhët sllave në Kosova Info, komuniteti goran i Kosovës

Votim Demiri, kryetar i komunitetit hebraik të Kosovës

Sejfi Kodra, përkthyes, politolog dhe aktivist, komuniteti turk i Kosovës

Mimoza Gavrani, Eksperte e Politikave, Këshilli për Bashkëpunimin Rajonal (RCC), komuniteti rom i Kosovës

15:00 – 15:10  Fjala përmbyllëse

Ngjarje të tjera