22. korrik. 2021. | 10:53


Përmirësimi i transparencës dhe sundimit të ligjit në komunat me shumicë nga komuniteti sërb



29.07.2021 11:00 Civic Energy Center, Mitrovica/ONLINE event via Zoom I përfunduar


Me kënaqësi po ju ftojmë të merrni pjesë në një panel të diskutimit për rezultatet e hulumtimit të qëndrimeve personale të qytetarëve lidhur me korrupsion dhe transparencë, hulumtimi ky i cili është bërë në gjashtë (6) komuna me shumicë nga komuniteti sërb. Hulumtimi është kryer në kuadër të projektit Përmirësimi i transparencës dhe sundimit të ligjit në komunat me shumicë nga komuniteti sërb të cilin e ka bërë OJQ AKTIV dhe të cilin e ka financuar Byroja për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe të Zbatimit të Ligjit (INL) në bashkëpunim me Qendrën e Avokatisë për Kulturë Demokratike (ACDC). Qëllimi kryesor i hulumtimit është që t’i vërtetojë qëndrimet personale të qytetarëve lidhur me korrupsion dhe ndikimin e tij në jetën e komunitetit të tyre, si dhe qëndrimet e tyre për punën e autoriteteve lokale në komunat e mbuluara me këtë hulumtim. Në bazë të rezultateve, AKTIV-i dhe anëtarët e grupit antikorrupsion, të krijuar në kuadër të këtij projekti, kanë nisur një sërë të iniciativave më të vogla të shoqërisë civile për ta ngritur vetëdijen e publikut rreth këtyre temave. Paneli i diskutimit do të përfshijë edhe përfaqësues të organizatave lokale të shoqërisë civile dhe të mediave, të Agjencisë për Luftën kundër Korrupsionit në Kosovë, të INL-së, si dhe përfaqësues të OJQ AKTIV dhe OJQ ACDC.

Diskutimi do të zhvillohet të enjtën më 29 korrik në hapësirat e Qendrës së Energjisë Qytetare (CEC) në Mitrovicën e Veriut nga ora 11.00 deri në orën 12:30. Organizimi i ngjarjes është i karakterit të përzier. Hapësira për publikun i cili do ta ndjekë ngjarjen drejtpërsëdrejti është e kufizuar në pajtim me masat kundër Kovid-19. Qytetarët që duan të marrin pjesë në këtë ngjarje në formën online mund ta bëjnë këtë përmes platformës Zoom.

Ju lutemi që të na e konfirmoni pjesëmarrjen tuaj deri në të hënën më 26 korrik duke na dërguar një email në info@ngoaktiv.org dhe të na e përcaktoni mënyrën se si do ta ndiqni diskutimin: personalisht apo online. Nëqoftëse do të zgjedhni opsionin e dytë, pra online, Zoom link: https://us02web.zoom.us/j/84781847818

Diskutimi do të zhvillohet në gjuhën sërbe, me përkthim në gjuhën angleze dhe gjuhën shqipe.

Poashtu, po ju paralajmërojmë që masat për parandalimin e përhapjes së pandemisë Kovid-19 do të respektohen duke mbajtur distancë fizike dhe duke mbartur maska që do të jenë të detyrueshme gjatë këtij diskutimi.

Programi i panelit
11:00-11:10 Fjalim i hapjes së panelit, Miodrag Miliqeviq, Drejtor Ekzekutiv i OJQ AKTIV


11:10 – 11:20 Disa komente për aktivitetet e Byrosë për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe të
Zbatimit të Ligjit (INL) në Kosovë, Shon Uadups (Shawn Waddoups), Drejtor i INL-së


11:20 – 12:00 Diskutim i panelit rreth transparencës dhe korrupsionit në komunat me shumicë sërbe
Kejllëb Uo (Caleb Waugh), OJQ AKTIV, Moderator
Shaip Havolli, Drejtor i Agjencisë kundër Korrupsionit në Kosovë (AKK)
Goran Avramoviq, Gazetar i RTV KIM, Graçanicë
Dushan Radokoviq, Drejtor Ekzekutiv i Qendrës së Avokatisë për Kulturë Demokratike (ACDC)


12:00 – 12:10 Pyetjet dhe përgjigjet rreth temave të biseduara
12:10 – 12:30 Pijet freskuese në fund të programit

Ngjarje të tjera