20. maj. 2022. | 9:23


Publikimi i raportit “Rekomandime për kornizën e politikave mbi zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve”



24.05.2022 11:00 Sirius Hotel, Pristina I përfunduar


OJQ Aktiv organizon prezantimin e publikimit “Rekomandime për kornizën e politikave mbi zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve”, që do të mbahet më 24 Maj 2022, nga ora 11:00-13:00, në Hotel Sirius në Prishtinë.

 

Në Kosovë, ka shembuj të shumtë të shkeljeve të të drejtave të garantuara gjuhësore në komunitetet qe flasin ose përdorin gjuhën serbe. Si rezultat, individët dhe komunitetet joshumicë përballen me sfida të ndryshme dhe vuajnë pasoja specifike dhe serioze kur përpiqen të kenë të drejta të ndryshme. Publikimi ofron një pasqyrë kritike të situatës së të drejtave gjuhësore pas gati dy dekadash të "investimit" në mbrojtjen e të drejtave gjuhësore në Kosovë. Ai u krijua si rezultat i një hulumtimi tematik disa mujor, analizës së të gjitha raporteve të rëndësishme, si dhe intervistave me individë, grupe të synuara dhe institucione përkatëse. Gjatë konferencës do të prezantohen publikimi dhe gjetjet e tij, si dhe rekomandimet specifike për përmirësimin e zbatimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Publikimi u krijua në kuadër të projektit “Forcimi i zërave lokalë për zhvillim të barabartë (ALVED)”, i zbatuar nga Peaceful Change initiative, People in Need dhe partneret OJQ Aktiv, Civic Initiatives dhe Peer Educators Network (PEN), me mbështetjen e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.

Ngjarje të tjera