9. dhjetor. 2019. | 6:05


Forum Future 2019



11.12.2019 10:00 Civic Energy Center (CEC), Mitrovica. I përfunduar


Forum Future 2019.

Një konferencë dy-ditore që do të mbahet në Qendrën e Energjisë Qytetare në Mitrovicën e Veriut

11 dhe 12 dhjetor 2019.

Njëzet vjet pas konfliktit, shqiptarët dhe serbët në Kosovë mbeten poltikisht dhe socialisht të ndarë nga njëri-tjetri dhe nuk ka ndjesi për një të ardhme apo qëllime të përbashkëta midis këtyre dy grupeve. Shoqëria Civile e Kosovës, në ndjekje të objektivave të veta, shpesh neglizhon procesin e pajtimit.

Investimi në të ardhmen kërkon investime në dialog të hapur dhe të ndershëm, me pjesëmarrjen e ekspertëve përkatës, sociologëve, etnologëve, historianëve, përfaqësuesve politikë, drejtuesve të komunitetit dhe individëve të tjerë me kredencialitete të mjaftueshme për të ndikuar në perceptimin e publikut.

Qëllimi i konferencës do të jetë ofrimi i diskutimit publik dhe të hapur për trajtimin e së kaluarës, marrëdhëniet e tanishme dhe të ardhshme midis serbëve dhe shqiptarëve.

Ngjarje të tjera